Seanca për zgjedhjen e presidentit, ende nuk ka as nënshkrime

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Ende nuk ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për seancën e zgjedhjes së presidentit të ri.

Pauzën e ditës së enjte, vendosën ta shfrytëzojnë duke shëtitur në park.

Me vete, morën edhe bashkëshortët dhe fëmijët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dukeshin të reklaskuar teksa qëndronin në Gërmi.

Por, kaq të relaksuar nuk duken të jenë për çështjen e presidentit.

Kjo pasi, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri në afatin e fundit, kur Kryesia e Kuvendit mund të thërret seancën për zgjedhjen e presidentit të ri, ende nuk ka filluar mbledhja e nënshkrimeve.

Këtë e ka konfirmuar për T7, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.

Por, edhe pse nuk ka nisur mbledhja e nënshkrimeve, Kusari Lila nuk ka mohuar se seanca mund të thirret nesër.

Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë nuk ka as edhe një informacion në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve apo edhe thirrjen e seancës.

Ndërkohë, zërat se në LDK ka kundërshtime sa i përket pjesëmarrjes së kësaj partie në seancën e presidentit, i ka mohuar nënkryetari i parë i partisë, Lutfi haziri.

Ky i fundit për T7, ka thënë se LDK është unike në qëndrimin e saj.

Ditën e hënë, kur edhe është afati i fundit për thirrjen e seancës, në Kosovë është festë zyrtare.

T7, ka pyetur Kuvendin nëse, mund të ketë seancë atë ditë.

Ndërkohë, ditën e premte pritet të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, për funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Në të njëjtën pritet të betohen edhe deputetët e rinj, që kanë zëvendësuar ministrat në Qeverinë Kurti 2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme