Sejdiu: Morëm zotimin e kryeministrit për kërkesat e PSD-së

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 16:57 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, në një prononcim për media gjatë pauzës së Kuvendit të Kosovës, ka përsëritur edhe një herë pesë kërkesat parashtruar kryeministrit të vendit, raporton Ekonomia Online.

Sejdiu tha se përkrahja e buxhetit nga PSD-ja, është bërë vetëm sepse kanë marrë zotimin e kryeministrit, ku njëra nga kërkesat, sipas tij, do të filloj të hënën, që lidhet me dialogun me Serbinë.

“Është tepër me rëndësi që kërkesat tona u shfaqën në Kuvend, më duhet se në rrethanat që është Kosova nuk guxojmë të jemi peng i listës serbe, instrument i Vuciqit për një marrëveshje përfundimtare. Buxheti i Kosovës me gjithë mangësitë që i ka, ne e kemi përkrahë në parim me zotimet  kryeministrit për pesë kushtet Këtu disa kërkesa kanë të bëjnë me lexim të dytë, dhe leximi i dytë vjen dhe e shohim sa serioz janë”, tha Sejdiu.

Përndyshe, Sjediu ka thënë se në mënyrë që në parim ta përkrahim projekt-buxhetin,  si PSD kanë pesë kërkesa konkrete për të cilat presim zotim publik nga Kryeministri i Kosovës, para votës për këtë projekt-buxhet:

– Ligji për Paga të miratohet në lexim të dytë, së bashku me leximin e dytë të projekt-buxhetit, pra në të njëjtën seancë!

– Ligji për Dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra me datën 24/12/2018.

– Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim, jo më larg se 3 muaj nga sot! Ky ligj duhet ta saktësojë në mënyrë pa-ekuivoke, përveç tjerash çështjen e numrit të zv-ministrave për një ministri. Kërkesa konkrete jonë është që nuk mund të ketë më shumë se 2 zv. ministra për Ministri.

“Lirimin nga detyra e Ministrit të Bujqësisë i cili nuk po e ushtron këtë detyrë, si dhe emërimin e një ministri që e funksionalizon Ministrinë e Bujqësisë,

– Janë plotë 465 milionë euro në te për skema të tilla! Si PSD, mbetemi të bindur se mund të reduktohet kjo ngarkesë buxhetore, ka bërë të ditur Sejdiu.

Të ngjashme