Selimi-ekspertëve të dorëhequr: Kthehuni në grupin punues, vettingu në koordinim me ShBA-në e BE-në

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 13:06 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me çështjen e vettingut, raporton Ekonomia Online.

Para gazetarëve, Selimi, ka kërkuar që të rikthehen ekspertët e dorëhequr nga ekipi përgatitor për procesin e vettingut në drejtësi.

Ai tha se ky grup ekspertësh duhet të kthehet që të bëhet ky proces më i besueshëm.

“Nga takimi që kemi mbajtur me grupin e ekspertëve të caktuar në vendimin 0804, kemi diskutuar gjerë e gjatë dhe jemi dakorduar që pas një kohe, ne si Ministri e Drejtësisë t’i dërgojmë termat e referencës dhe  të dërgojmë vizionin tonë për gjithëpërfshirje, përfaqësim dhe vizionin tonë për inkluzivitet. Pasi që kemi dërguar propozimin për përfaqësuesit nga institucionet dhe termat e referencës të cilat i përmbajnë elementet kyçe të termave të referencës të komisionit të kaluar, përmes një  deklarate publike, ky grup i ekspertëve ka dhënë dorëheqje duke i cekur disa nga arsyet se përse nuk dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi”, tha Selimi.

Selimi sqaroi arsyet e dorëheqjes së grupit të ekspertëve nga Shoqëria Civile.

“Pavarësisht deklaratës së tyre publike që më shumë ngjau politike, ne nuk do të bëjmë politikë si Ministri por do të kujdesemi që parimin që e kemi vendosur në fillim i cili është gjithëpërfshirja ta mbajmë deri në fund, andaj pikë e këtij vendimi do të jetë edhe çdo ekspert apo edhe grupi i ekspertëve që vendosin të kthehen dhe të kontribuojnë bashkë me hisedarët e drejtësisë që ta bëjnë këtë proces sa më të mirë dhe të implementueshem. Është shumë me rëndësi që të kemi një proces të llogaridhënies të cilin mund ta implementojmë duke përfshirë edhe vettingun”, u shpreh ai.

“Kemi arritur në përfundim që të gjithë janë për që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe së bashku ta gjejmë modulin që ta risimi sistemin e llogaridhënien”, tha ai.

Për takimin që kanë mbajtur me grupin e ekspertëve, Selimi tha se janë dakorduar që t’i dërgojnë grupin e tyre për përfaqësim.

Mes tjerash, Selimi tha se vend do të ketë edhe për grupin e ekspertëve nga Shoqëria Civile, raporton EO.

“Në përbërje të grupit ne kemi ftuar dhe diskutuar me hisedarët që të kemi nga një përfaqësues nga këto institucione: Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsion, Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencës, Oda e Avokatëve të Kosovës, përfaqësues nga grupi i ekspertëve sipas pikës 1 të vendimit 0804. Gjithashtu në këtë grup do të ftohen në rolin këshillëdhënës edhe përfaqësues nga Ambasada e ShBA-së, Zyra e BE-së, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada e Gjermanisë, Italisë, Francës, përfaqësues nga Misioni i OSBE-së dhe përfaqësues të tjerë nga Shoqëria Civile. Pas konsultimeve që kishim me këta akter, të gjithë janë për gjithëpërfshirje dhe për një sistem inkluziv, i cili do të dal me dizajnimin e  sistemit të llogaridhënies, duke përfshirë edhe vettingun, që mund dhe duhet të jetë i impementueshëm”, tha Selimi.

Shtatë ekspertët nga shoqëria civile janë dorëhequr nga grupi punues për procesin e vettingut. Ariana Qosaj Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi dhe Kujtim Kërveshi, letrën e tyre të dorëheqjes ia kanë dërguar Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dy ditë më parë.

Sipas tyre, dorëheqja vjen pasi sistemi i drejtësisë në Kosovë është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme