Selimi: Kemi kërkuar ekstradimin e Grupit të Kumanovës në Kosovë

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka parashtruar një pyetje ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, lidhur me të akuzuarit e Grupit të Kumanovës që janë nga Kosova.

Syla e ka pyetur Selimin nëse po shikohet mundësia që në marrëveshje me Maqedoninë e Veriut, shtetasit kosovarë të sillen në Kosovë

Selimi tha se ka vendosur kontakte me ministren e Drejtësisë nga Maqedonia e Veriut, Renata Destovska, me të cilën tha se ka diskutuar për situatën e këtyre shtetasve kosovarë.

 “Me të marrë detyrën si ministër i Drejtësisë kam vendosur kontakte me ministren e Drejtësisë, zonjën Renata Destovksa, kemi diskutuar edhe për shqiptarët e Kosovës që ndodhen në shërbimet korrektuese të Maqedonisë së Veriut. Me sa kemi ne informacione kjo çështje është në procedurë të ankimimit”, tha ai.

Selimi ka thënë se ministres maqedonase i ka shprehur vullnetin që Kosova të lidhë marrëveshje ekstradimi për kosovarët me shtetin maqedonas. Por, ai tha se së pari çështja gjyqësore atje duhet të marrë epilog.

“I kam thënë që shteti i Kosovës është i gatshëm të lidhë marrëveshje ekstradimi me shtetin maqedonas, kurdo që kjo çështje të marr epilog. Pra marrëveshja e ekstradimit mund të ndodh kur rasti të marr epilog përfundimtar. Kemi marrë garanci se drejtësia nuk do të jetë diskriminuese”, tha ai.

Selimi tha se numri i kosovarëve që vuajnë dënim jashtë vendit, është më i madh se numri që vuajnë dënim brenda vendit.

“Fatkeqësisht numri i qytetarëve të Kosovës që vuajnë dënimet jashtë Kosovës, është më i madh se numri i atyre që vuajnë dënimet në Kosovë”, tha ai./EO

Të ngjashme