Shala: U bënë shkelje nga Kuvendi, seanca nuk mund të mbyllet pa vendimmarrje

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 16:57 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala,ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pasë shkelje pasi që sipas tij aty u mbyll seanca pa vendimmarrje, raporton Ekonomia Online.

“Sot ka pasë disa shkelje. E para Kuvendi nuk ka pranuar të trajtoj si çështje urgjente atë që urgjente e ka parë kryeministri. E dyta nëse diskutohet seanca nuk mund të përmbyllet pa vendimmarrje. Nëse nuk ka votim nuk mund të mbyllet ashtu siç e mbylli kryetari. Pengesë është se seanca është mbyllur pa të drejtë. Nuk mund të mbyllet pa votim. Seanca e re nuk mund të fillojë pa u njoftuar deputetët me shkrim”, k thënë Shala.

Të ngjashme