Shtyhet raportimi i Maxhunit për dëbimin e shtetasve turq, shkak mungesa e kuorumit

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 12:35 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë kuorumi është shtyer Komisioni hetimor Parlamentar për Ndriçimin e Rastit të Dëbimit të Gjashtë Shtetasve Turq, ku ishte paraparë të raportoj drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveqla, propozoi që ky raportim të shtyhet për datën 7 maj, por kjo nuk nuk u konfirmua nga drejtori i AKI-së Shpend Maxhuni.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Driton Semanaj, kërkoi që të jenë prezent edhe agjentë të huaj të AKI-së që kanë marr pjesë drejtpërdrejtë në operacion.

“Duhet tu jepni leje që të marrin pjesë edhe ata dy persona sepse ata janë persona kyç” përfundoi Selmanaj.

Të ngjashme