Shtyhet rishikimi i buxhetit – Hoti: Duhen 700 milionë € për të krijuar fondin për rimëkëmbje

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 11:50 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e së hënës ka shtyrë për nesër rishikimin e buxhetit për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Hoti deklaroi se duhen deri në 700 milionë euro për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike.

“Për shtyrjen të buxhetit, këtë pikë e kemi shtyrë për nesër sot gjatë ditës pres që të finalizuar buxheti dhe keni kohë deri nesër që ta shihni dhe do të njoftoni nesër në mëngjes për ta miratuar rishikimin e buxhetit”.

“Ministrja duhet të bëjë angazhim që të jetë deri në 700 milionë euro dhe për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike. Të mos preken projektet kapitale por të rishikohet dinamika”, shtoi ai.

Qeveria gjithashtu po ashtu ka miratuar Nismën për miratimin e Protokollit numër 7 për Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda CEFTA-s, raporton EO.

Të ngjashme