Simiq: Në Bruksel u dialogua për Asociacionin e Komunave Serbe

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë me rastin e takimeve në Washington dhe Bruksel se procesi i dialogut nënkupton shumë për stabilizimin e situatës në rajon.

“Pas një suksesi të jashtëzakonshëm të arritur me marrëveshjen e Washingtonit, delegacioni ynë i prirë nga Presidenti Aleksandër Vuçiq, në të cilin serbët e Kosovës dhe Metohisë kanë shumë besim, ka vazhdar negociatat në tema shumë të rëndësishme, si pronat dhe pastaj formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë Simiq, shkruan Most.

Të ngjashme