Simiq thotë se Lista Serbe s’ka qenë e informuar për vendosjen e taksës prej 10%

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 11:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiqne hollin e Kuvendit, tha se Lista Serbe nuk ka qenë e njoftuar për vendosjen e taksës prej 10% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, raporton Ekonomia Online.

Simiq e ka quajtur joserioze mosmbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për politikën e jashtme, por edhe shtyrjen e seancave të tjera në vazhdimësi.

“Është joseriozitet mos mbajta e seancave. Kjo po vazhdon disa herë me radhë. E tillë është edhe mos mbajtja e seancës së sotme”.

Qytetarë serbë të veriut të Mitrovicës, pronarë dyqanesh e biznesesh, punëmarrës e afaristë janë ankuar se çmimet e të gjitha produkteve të cilat importohen nga Serbia janë rritur për 10 për qind.

Sidomos serbët janë ankuar në ngritjen e çmimit të qumështit dhe të produkteve të qumështit. Sipas tyre, një litër qumësht “Kravica” tani kushton 110 dinarë ose rreth 1 euro.

Sipas një ankete, që e ka realizuar radio “Kontakt Plus” në veri të Mitrovicës, serbët janë ankuar se rritja e çmimeve është “goditje në xhepin e qytetarëve”.

Të ngjashme