Spanja: Kosova në BE vetëm si territor i Serbisë

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 10:34 | Nga

Spanja vazhdon të kundërshtojë ashpër pavarësinë e Kosovës dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Madridi zyrtar ditë më parë ka dorëzuar në Komisionin Evropian disa ankesa, por siç shkruan Vecernji Novosti, ato s’kanë qenë të vetmet, duke shtuar se ka pasur edhe shumë dokumente si shenjë proteste ndaj Kosovës, lidhur me strategjinë e zgjerimit të BE-së.

“Hyrja e Kosovës në BE mund të bëhet vetëm si territor i cili është nën menaxhim special, si territor i Serbisë”.

“Ne nuk kemi asgjë kundër këtij territori, apo popullsisë aty, por ne mbetemi konstruktiv në qëndrime nëpër të gjitha forumet, para se gjithash me BE-së, në bazë të principeve të veçanta dhe respektit. Në këtë respekt, Spanja gjithmonë ka përkrahur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e BE”, kanë thënë zyrtarë nga Madridi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme