Sveçla reagon për vrasjen e policit: Përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë

Prishtinë | 19 Shk 2022 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar për vrasjen tragjike të zyrtarit policor, Lirim Haxholli, në një ndejë nga kolegu i tij.

Ai ka thënë se me të marrë lajmin ka kontaktuar me IPK-në të cilëve ai thotë se u ka kërkuar angazhim në hetimin e plotë të rastit.

“Në orët e hershme jam njoftuar për incidentin me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar nga i cili ka humbur jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli. Shpreh ngushëllimet e mija familjes së të ndjerit për humbjen e familjarit të tyre. Me të marrë lajmin, kam kontaktuar Kryeshefin e IPK-së nga i cili kam kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur. Tashmë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, IPK ka treguar se sot lidhur me rastin janë arrestuar 6 policë dhe 9 të tjerë janë suspenduar.

Të ngjashme