Syla: Kosova nuk u çlirua nga angazhimi juaj në UNMIK, turp të kesh zonja Osmani

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, për qasjen e saj ndaj rëndësisë së UÇK-së në Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Syla, i është drejtuar Osmanit duke i thënë se çlirimi i Kosovës nuk ka filluar me angazhimin e saj në UNMIK, duke i sjell në mendje asaj që dikur ishte punëtore e këtij misioni që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Çlirimi i Kosovës nuk ka fillu me angazhimin tuaj në UNMIK. Shumë beteja e luftime, shumë gjakderdhje e sakrifica kishte deri te çlirimi”, ka shkruar Syla.

“Turp të kesh znj. Osmani!”, ka shkruar në fund ai.  

Çlirimi i Kosovës nuk ka fillu me angazhimin tuaj në UNMIK. Shumë beteja e luftime, shumë gjakderdhje e sakrifica kishte deri te çlirimi.Turp të kesh znj. Osmani!

Gepostet von Gazmend Syla am Freitag, 12. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme