Tahiri: Aleanca jonë me ShBA-të do të jetë e përhershme

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 15:37 | Nga

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur dje në takim zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit  Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe avancimin e ardhmërisë euro-atlantike të Kosovës.

Pas këtij takimi, ministrja Tahiri ka deklaruar se takimi me zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit z. Hoyt Brian Yee ishte shumë i rëndësishëm, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik me ShBA-të në të gjitha proceset që forcojnë shtetin e Kosovës dhe integrimin euroatlantik të tij.

“Aleanca jonë strategjike me ShBA-të do të jetë e përhershme dhe Kosova po punon për një shtet të suksesshëm, që është qëllim përbashkët i Kosovës dhe ShBA-së”, theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se roli udhëheqës i SHBA-ve do ta mbaj rajonin në paqe dhe stabilitet, ndërsa do të evitoj ndikimet negative të atyre që po shfaqin ambicie të rrezikshme gjeopolitike ndaj rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme