Tahiri diskuton me deputetët e Jordanisë për reformat politike, zgjedhore dhe administrative

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka mbajtur një takim virtual me NDI Amerikan, në takimin e Komisionit për Çështje Administrative të Parlamentit të Jordanisë.

Ai tha se gjatë këtij prezantimi diskutoi për politikat dhe qasja lidhur me kryeqytetin, në veçanti sistemi zgjedhor, administrimi i shërbimeve, kompetencat, bashkëpunimi ndër-institucional dhe përfaqësimi gjinor.

“Me ftesë të NDI Amerikan, prezantova në takimin e Komisionit për Çështje Administrative të Parlamentit të Jordanisë, i mandatuar për proceset e reformave me theks të veçantë Ligjin për kryeqytetin e Jordanisë, Ammanin.

Përgjatë prezantimit dhe diskutimit temat kyçe ishin: politikat dhe qasja lidhur me kryeqytetin, në veçanti sistemi zgjedhor, administrimi i shërbimeve, kompetencat, bashkëpunimi ndër-institucional dhe përfaqësimi gjinor”, ka shkruar Tahiri.

“Në mes tjerash, paraqita praktika dhe modele, duke i analizuar përkitazi me sistemin politik dhe kontekstin e vendit, si dhe duke vendosur në krahasim avantazhet dhe përparsësitë e qasjeve të aplikuara paraprakisht dhe atyre të identifikuara”, shtoi tutje ai.

Po ashtu Tahiri tha se me fokus të veçantë u diksutua për avantazhet e zgjedhjes së drejpërdrejt të përfaqësuesve politikë në kuvendin e qyteteve/kryeqytetit.

“Në fokus u trajtuan avantazhet e zgjedhjes së drejpërdrejt të përfaqësuesve politikë në kuvendin e qyteteve/kryeqytetit, e po ashtu edhe mekanizmat e garantimit dhe promovimit të përfaqësimit gjinor.

Ndërlidhja e njohjes akademike, proceseve të tranzicionit, pëkrahja e partnerëve si dhe angazhimet direkt në Kosovë, na ofrojnë një pamje të gjerë të çështjeve lokale, ndërkaq puna ndërkombëtare është mundësi e veçantë për t’u njohur me trendet dhe zhvillimet në këtë fushë”, tregoi Tahiri.

Të ngjashme