Tahiri i quan të rrezikshme “idetë kreative” në dialog me Serbinë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se “idetë kreative” në dialog me Serbinë janë shumë të rrezikshme.

“Idetë kreative janë shumë të rrezikshme. Ne nuk guxojmë në asnjë diskutim të lëmë hapësirë për ta vendosur në peshore atë që e kemi shpallur me 17 shkurt dhe vizionin tonë euro-atlantik”, ka thënë Tahiri, në “Imazh” të RTK.

Një pranverë si kjo – me Dacia Crossover për vetëm 108 euro në muajMËSO MË SHUMË

Ai është ndalur edhe te vizita në Kosovë e deputetëve gjermanë.

“Qëndrimi i deputetëtve gjermanë ishte shumë i qartë. Në shekullin e njëzet e një nuk mund të ecësh përpara me mekanizma të shekullit të kaluar. Në Kosovë ekziston një realitet, nuk mund të zhbëhet Kosova. Gabimi i parë bëhet kur ka një tendencë të tillë”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme