Tahiri për projektkodin e procedurës penale: Është baza e një reforme në drejtësi

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur në lidhje me projektkodin e procedurës penale.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku këtë e quajti bazë të një reforme në drejtësi.

“Sot, mora pjesë në dëgjimin publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale, një projektligj tepër i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit në vend. Nga tryeza pashë se një numër i madh i komenteve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe nga Oda e Avokatëve të Kosovës, duhet të adresohen në leximin e dytë. Ky ligj është baza e një reforme në drejtësi dhe në qoftë se tani del me lëshime serioze në seancë për miratim, atëherë, realisht, reforma është nisur mbrapsht”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme