Më 3 gusht Kuvendi, zgjedhja e kryetarit dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Sot, nën udhëheqjen e kryetarit Isa Mustafa, është mbajtur takim me kryetarët e degëve të LDK-së.

Në takim u diskutua rreth përmbylljes së procesit zgjedhor brenda LDK-së që do të kulmojë me Kuvendin e LDK-së më 3 gusht ku do të zgjidhen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm që më së miri do të implementojnë parimet programore të LDK-së. Këto organe udhëheqëse do të përgatisin LDK-në, në ndërlidhje të ngushtë me qytetarët e Kosovës, për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale dhe qendrore për t’i dhënë vizion dhe orientim temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Të ngjashme