Të gjithë kandidatët në Drenas kanë filluar fushatën para hapjes zyrtare

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 07:58 | Nga

Monitoruesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi ka thënë se gati të gjithë kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit e kanë filluar fushatën zgjedhore para hapjes zyrtare të fushatës duke e shfrytëzuar mosanksionimin me ligj.

 Krasniqi ka thënë se është shqetësuese në fushatën zgjedhore kanë marrë pjesë fëmijë, e për të cilën gjë sanksionohet me legjislacionin në fuqi.

Ai ka thënë se përdorimi i veturave zyrtare është vërejtur në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai thotë se kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe bartësit e këtyre institucioneve, sektorëve do të duhet të ndërmarrin masa dhe t’i ndëshkojnë këto keqpërdorime.

Ai në këtë emision ka folur për reformën zgjedhore, peticionin e dorëzuar në Kuvend për rastin e Astrit Deharit, si dhe për projektbuxhetin e vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme