Thaçi: Bombardimet e NATO-s rikthim i shpresës sonë për liri

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar ditën e bombardimeve të NATO-s.

Sot kur i kujtojmë këto ditë, e kemi të freskët gëzminin që e përjetuam në ato momente tejet të vështira për popullin tonë, ka shkruar Thaçi.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Thaçi tha se Kosova është dhe do të jetë përherë atdhe i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj.

Ky është statusi i plotë i Thaçit:

Pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për ta detyruar Serbinë që t’i ndërpriste ofensivat brutale dhe masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars 1999 kishte urdhëruar fillimin e sulmeve të NATO-s kundër forcave serbe. Edhe sot kur i kujtojmë këto ditë, dy dekada pas, e kemi të freskët gëzimin e madh që përjetuam në ato momente tejet të vështira për popullin tonë. Kjo ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthim i shpresës sonë për liri e pavarësi. UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit. Intervenimi i NATO-s, i cili ndaloi spastrimin etnik, na obligon edhe më shumë që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë. Republika e Kosovës është dhe do të jetë përherë atdhe i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme