Thaçi: Dënimi për tubimet politike i shqiptohet pronarit të lokalit

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Lamir Thaçi, zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë se gjobat për tubimet politike brenda hapësirave të mbyllura u shqiptohen pronarëve të lokalit biznesor, aty ku mbahen tubimet.

Thaçi në Express intervistë, në KTV, ka bërë të ditur se kjo parashihet sipas ligjeve në fuqi të aprovuara nga Qeveria e vendit për mbrojtje nga COVID-19.

‘’Inspektorët sanitarë me të hasur në grumbullime të më shumë se numri i lejuar nga vendimi i Qeverisë, automatikisht ia shqiptojnë dënimin subjektit juridik. Në këtë rast, subjekti juridik është pronari i lokalit biznesor, pasi kështu e parasheh ligji dhe inspektorët e zbatojnë vetëm ligjin. Tejkalimi i numrit të lejuar të grumbullimeve pason me gjobën prej dy mijë euro dhe ne kemi numër të madh të këtyre gjobave’’, ka thënë Thaçi në ‘’Express’’ të KTV-së.

Në fushatën para-zgjedhore është evidentuar mosrespektim i masave anti-COVID nga partitë politike, për çka edhe janë shqiptuar disa gjoba nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës. Komunat tjera nuk kanë bërë të ditur për shqiptim të ndonjë gjobe.

Sipas ligjeve në fuqi, lejohen tubimet me vetëm 30 persona në hapësira të mbyllura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme