Thaçi dhe Haradinaj ftohin raportet

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk po flasim më në superlativ për njëri-tjetrin. Shkak për këtë është bërë ideja e të parit të shtetit për korrigjim të kufijve me Serbinë, madje po shihet se raportet ndërmjet tyre janë ftohur dukshëm në këto ditë vjeshte, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dy liderët kryesorë të vendit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë ftohur së fundmi raportet mes vete, të cilën gjë e kanë reflektuar edhe nëpërmjet deklaratave të tyre publike.

Mospajtimet mes tyre kanë të bëjnë me çështjen e dialogut me Serbinë, ku idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë e kundërshton ashpër shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Madje mediet kanë raportuar së fundmi edhe për një përplasje mes këtyre dy liderëve shtetërorë të martën mbrëma te rezidenca e shefit të diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme