Thaçi në Bruksel do t’i negociojë kufijtë

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 07:43 | Nga

As reagimet masive kundërshtuese të qytetarëve, as zhvillimet e fundit në Kuvend dhe as paralajmërimet e opozitës për protesta, nuk ia kanë ndërruar mendjen kreut të shtetit që idenë e “korrigjimit” të kufijve të Kosovës ta paraqesë zyrtarisht të premten në takimin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, i treti që realizohet në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

“Korrigjimi” nuk nënkupton vetëm përfshirjen e Luginës së Preshevës brenda territorit të Kosovës, siç e ka proklamuar deri tash Thaçi. Të enjten, për herë të parë ai ka treguar se Lugina është temë tjetër e “korrigjimi” i kufijve temë tjetër.

Madje, kur ka folur për kufirin, ka përmendur “definimin”, term që ka kuptimin e caktimit ose përcaktimit të diçkaje që nuk ekziston.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme