Thaçi në familjen e heroit Asllani në Hallaç të vogël të Lipjanit

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka vizituar familjen e heroit Ismet Asllani, në fshatin Hallaç të Lipjan.

“Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”.

I pari i shtetit po vazhdon vizitat e takimet në vende të ndryshe të vendit, veçmas me familjarë të dëshmorëve të luftës.

Ai dje vizitoi fshatin Reçak ku gjatë luftës është kryer një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.

Të ngjashme