Thaçi pas Samitit të Zagrebit: BE-ja s’mund të sillet “neutrale”, jemi shtet i pavarur e sovran

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 10:37 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se çka është diskutuar në Samitin e Zagrebit, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit shtoi se temë bosht e takimit ishte lufta kundër Coronavirusit, duke shtuar se Kosova ka arritur që ta menaxhojë këtë situatë në mënyrën më të mirë fal angazhimit të të gjitha institucioneve shëndetësore.

Sipas tij, fokus është mbrojtja e jetës së njerëzve, por në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe ringjallja ekonomike.

Thaçi tha se ua ka bërë të qarrtë liderëve të BE-së se Kosova meriton trajtim të barabartë sa i përket heqjes së vizave, ngase sipas tij, kjo ka ndikuar në zbehjen e besimit të kosovarëve në institucionet në Bruksel.

Ai ka kërkuar që roli i BE-së në dialogun me Serbinë duhet të jetë parësorë dhe në koordinim me ShBA-në.

Kreu i shtetit potencoi se BE-ja nuk mund të sillet në mënyrë neutrale me Kosovën, ngase tashmë jemi shtet i pavarur dhe sovran, raporton EO.

“Siç edhe jeni të informuar dje janë zhvilluar punimet e samiti tw Zagrebit. Të gjithë liderët kanë folur për rëndësinë e luftës kundër pandemisë”

“Fokusi mbetet edhe sot ruajtja e shëndetit, por në të njëjtë kohë edhe ringjalljen e ekonomisë. Kosova mbete e përkushtuar në prioritet e saj, luftimin e Covidit dhe vazhdimin e funksionimit të shtetit”.

“Kosova meriton trajtimin më të shpejt sa i përket nevojë dhe meritës pwr heqjen e vizave ngase kjo po e zbeh besimin e kosovarëve për institucionet ne Bruksel. Kosova po mbahet e padrejtësisht e izoluar, e ky ndëshkim po vje nga mosunitetit evropian”.

“Ritheksova se roli i BE-së në dialogun me Serbinë duhet tw jetw nw nivelin më të lartë dhe në koordinim me ShBA-në”.

“BE-ja të mos i shmangte zgjerimit. BE-ja nuk mund të sillet neutral me Kosovën, jemi shtet i pavarur dhe sovran”.

Të mërkurën është mbajtur Samiti i Zagrebit i cili për shkak të pandemisë së Coronavirusit u zhvillua në mënyrë virtuale. Liderët nxorën një dokument të përbashkët të emëruar “Deklarata e Zagrebit”, përmes së cilit konfirmohet edhe një herë përkushtimi i BE-së për perspektivën evropiane të rajonit si dhe përkushtimi i këtyre vendeve për një të ardhme evropiane si zgjedhje e tyre strategjike.

Pas këtij samiti virtual, duke folur përmes video-lidhjeve, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula van der Leyen thanë se procesi i zgjerimi ishte një prej sukseseve më të mëdha në historinë e BE-së dhe se ky proces do të vazhdojë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas asaj që deklaruan për mediat, edhe liderët e tjerë që morën pjesë në këtë Samit, janë shprehur se pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE, nuk do të mund të thuhet se është përmbushur projekti i bashkimit të Evropës.

Kosova në Samitin e Zagrebit u përfaqësua nga presidenti, Hashim Thaçi.

Të ngjashme