Thaçi për inaugurimin e autostradës ”Arbën Xhaferi”: Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar hapjen për qarkullim të autostradës ”Arbën Xhaferi”.

Ai është rikthyer në kohë, duke kujtuar kohën sa ishte shef i Qeverisë së Kosovës në vitin 2014-të, kur kishin nisur ndërtimin e këtij segmenti rrugor.

”Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada “Arbën Xhaferi”, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë! HTH”

Me anë të një inserti të shkurtër, presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar hapjen e kësaj autostrade për qarkullim, ndërsa ka theksuar që urat e bashkimit i kanë ndërtuar mbi çdo pengesë dhe asnjëherë shqiptarët s’kanë qenë më të bashkuar se sot.

Autostrada "Arbën Xhaferi"

Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada "Arbën Xhaferi", të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë! HTH

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 29. Mai 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme