Thaçi: Qeveria të rrisë pagat, kërcënimi e ndëshkimi i grevistëve nuk është as i drejtë e as nuk është zgjidhje

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politikë në vend, Jusuf Thaçi, me një postim në rrjetin social Facebook i ka kërkuar qeverisë që të rrisë pagat, pasi që kostoja e jetës në vend është rritur, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi këtë reagim e bëri në ditën kur kanë filluar nga sindikatat e ndryshme në vend.

Ai i kërkoi qeverisë që të ulët me sindikatat dhe të gjejë një zgjidhje të përbashkët.

Kurse “kërcnimin” qeveritarë se do të ua ndalë mëditjet ditore në paga për shkak se ishin në grevë, Thaçi shkroi se kjo është e padrejtë.

Postimi i plotë:

Kosto e jetesës në Kosovë është rritur ndjeshëm kohëve të fundit.

Prandaj Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë t’i rrisë pagat në sektorin publik së paku deri në nivelin sa rritja e pagës ta reflektojë rritjen e kostos së jetesës. Derisa kjo rritje e pagave të bëhet me ligjin përkatës që është në procedurë e sipër, Qeveria duhet të gjej gjuhë të përbashkët me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik për të siguruar kompensim shtesë për punëtorët e sektorit publik.

Në rrethanat aktuale, kërcënimi e ndëshkimi i grevistëve nuk është as i drejtë e as nuk është zgjidhje.

Të ngjashme