Thaçi: Synimet shtetërore arrihen për aq kohë sa jemi të bashkuar dhe kemi mbështetjen e aleatëve

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë ditëve në vijim, institucionet e Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Ai ka shtuar se të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore.

“Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme