Thaçi: Teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë raportet e Kosovës me ShBA-në

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi,  ka thënë se zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore janë duke u përcjellë me shqetësim nga qeveria amerikane.

“Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe pacifikimin e rajonit”.

Thaçi tha se teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë.

“Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës, cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tone”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Më tej ai ka shtuar se,as arroganca e treguar në raport me Bashkimin Evropian nuk e nderon shtetin dhe as nuk i bënë krenarë aleatët tanë dhe SHBA-në.

“Aleanca e Kosovës me SHBA-në peshon më shumë dhe është më e rëndësishme se interesi i kujtdo qoftë”. ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme