Thaçi: Uroj që ushtarët e Kosovës të jenë krah për krah në misione paqësore me ushtarët e Serbisë

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Ushtria e Kosovës ka për qëllim paqen dhe bashkëpunimin edhe me ushtritë e vendeve fqinje.

Madje, ai në Klan Kosova ka thënë se shpreson se ushtarët e Kosovës do të jenë në misione paqësore edhe me ushtarët e Serbisë.

“Ushtria e Kosovës do të jetë e paqes, mirëkuptimit, tolerancës, bashkëpunimit – synimi ynë është anëtarësimi në NATO, bashkëpunimi me ushtritë fqinje të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi por shpresoj që edhe me vendin që kemi pasë probleme, konflikte dhe luftë një shekullore”.

“Uroj që ushtarët e Kosovës të jenë krah për krah në misione paqësore me ushtarët e Serbisë”.

“Mendojmë t’i kontribuojmë paqes – Ushtria e Kosovës do të jetë për paqe dhe stabilitet në rajon”.

Por Thaçi ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë më eksod dhe spastrim etnik të qytetarëve të Kosovës.

“Kurrë më nuk do të ketë eksod të qytetarëve të Kosovës, nuk do të ketë spastrim etnik, vrasjen e 13.000 qytetarëve civilë, dhunimin e 20.000 grave shqiptare, 3000 të zhdukur si dhe 40 % e infrastrukturë e shkatërruar – kurrë më nuk do të ndodhë”.

Por në rast të një lufte, a do të merrte sërish pjesë Hashim Thaçi?

“Unë investoj për paqe, respektoj Kushtetutën dhe ligjet, Ushtria e Kosovës do të ruajë pavarësinë dhe integritetin territorial”.
“Unë si komandant suprem do t’i kryejë obligimet e mia kushtetuese dhe ligjore”.

“Vendimi i sotëm nuk ishte i armiqësisë, i mirëkuptimin, fqinjësisë dhe mesazhi i paqes. Është mesazhi i paqes”.

Ai ka treguar se të kujt janë meritat, sipas tij, për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Meritat i kanë ushtarët e Kosovës, oficerët, nënoficerët dhe qyteterët e Kosovës, puna dhe angazhimi shumë profesional i vajzave dhe djemve të FSK-së. Politikisht, ne kemi pasë përkrahje të SHBA-ve dhe vendeve anëtare edhe në vitin 2014, ndodhi ajo që ndodhi por me rendësi që është Kosova ka ushtri, edhe në rrafshnin ndërkombëtar”.

“Edhe FSK-ja e djeshme , për institucionet dhe qytetarët ka qenë Ushtria e Kosovës – është forcë multi-etnike, ka në përbërje 10 % pjesëtarë të komuniteteve”.

“Nuk është ushtri shqiptare, është ushtri e Kosovës”.

“Të gjithë ata që mendojnë të ekzearornë këtë vendim, janë në drejtim jo të drejtë – vendimi është i ligjshëm, me legjitimitet dhe në mënyrë unike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme