Thaçi: Viti 2018, vit i liberalizimit dhe formimit të Ushtrisë

Prishtinë | 31 Dhj 2017 | 13:59 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video-mesazhi, ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2018.

Thaçi thotë se viti 2017 nuk ishte i lehtë, por ia dolëm që të mbajmë me sukses dy palë zgjedhje, të bëjmë hapa tjerë vendimtarë duke shtrirë sovranitetin tonë në çdo anë të Kosovës.

Jemi, tha Thaçi, kampionë rajonalë në luftimin e terrorizmit.

Ai përmendi edhe nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Thaçi thotë se viti 2018 do të jetë vit i liberalizimit të vizave dhe i shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Vitin tjetër shënojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ky jubile duhet të shërbejë si motiv shtesë për të shënuar progres të mëtejmë. Kjo në masë të theksuar do të varet nga përkushtimi ynë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë. Duhet që pa humbur kohë të ratifikojmë marrëveshjen ndërkufitare me Malin e Zi për t’i dhënë fund izolimit dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave. Do të përfundojmë transformimin FSK-në dhe do të formojmë forcat tona të armatosura”, ka thënë Thaçi në mesazhin e tij për Vitin e Ri.

#Kosova10

Të dashur qytetarë,Viti që po lëmë pas ishte me përplot sfida e peripeci, por ne arritëm ta ruajmë besimin dhe përkushtimin për një të ardhme, një shtet dhe një shoqëri më të mirë.Viti që po vjen është viti i dhjetëvjetorit të parë të shtetësisë sonë dhe si jubile duhet të shërbej si motiv shtesë për ne, që të shënojmë progres edhe më të madh për shtetin dhe qytetarët tanë.Në këtë natë të ndërrimit të moteve, ju ftoj që t’i kujtojmë më të dashurit tanë që na mungojnë shumë, por së bashku dua që dollinë ta ngremë për brezat e rinj, që po rritën të lirë dhe me të ardhme të sigurt në vendin tonë.Gëzuar të gjithëve dhe shëndet në familjet tuaja! #Kosova10

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, December 31, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme