Thaqi kujton veprimtarin Agim Bajrami: Ai shquhej për guxim dhe shpirt luftarak

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaqi kujtoi mikun e tij Agim Bajrami nga radhët e UÇK-së në zonën e Nerodimes, i cili ra heroikisht me 10 gusht 1998 në fshatin Gabrricë.

Ai tha se ndihet krenar me veprimtarin e shquar te Lëvizjes Kombëtare dhe luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Bajramin i cili luftoi për ta qliruar Kosovën nga Serbia.

Njoftimi i plotë:

AGIM BAJRAMI ishte veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare dhe luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si ish-epror i lartë i UÇK-së në zonën e Nerodimes dhe komandant i njësitit në Kaçanik, Agim Bajrami shquhej për guxim dhe shpirt luftarak. Ai ra heroikisht më 10 gusht 1998 në fshatin Gabrricë, së bashku me Xheladin Kurtajn dhe Besnik Beguncën, dy luftëtarë tjerë të paepur të lirisë, duke rezistuar deri sa mbetën pa municion.

Agimin e kisha mik të mirë dhe më 7 mars të vitit 1998, së bashku me Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, Shukri Bujën dhe bashkëluftëtarë tjerë, kishim kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar.

Brigada 162 e Zonës Operative të Nerodimes, me krenari e barti emrin “Agim Bajrami” deri në përfundimin e luftës. Lavdi jetës dhe veprës së Agimit, Xheladinit dhe Besnikut për çlirimin e atdheut. HTH

Të ngjashme