Time Kadrijaj pyet Albin Kurtin: Kryeministër a ke dëgjuar se Peja dhe Istogu janë në vështirësi

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka pyetur kryeministrin e Kosovës, nëse ai është në dijeni se në çfarë gjendje janë Peja, Istogu dhe pjesë të tjëra të Kosovës.

Ajo i ka thënë kryeministrit, se tashmë duhet një veprim emergjent në lidhje rast.

Shkrimi i plotë:

Kryeministër, a ke dëgjuar se Peja, Istogu, dhe pjesë tjera të Kosovës janë në vështirësi të mëdha, pas erërave të forta.
Pa energji elektrike, me dëme të konsiderueshme materiale, shtyllat elektrike nëpër tokë, kulmet e shtëpive të rrënuara.

Në Istog, as dokumentet personale nuk mund të nxjerrin qytetarët.
Ku je Kryeministër?
1. Vizito lokalitetet ku janë qytetarët duke vuajtur,
2. Mbaj mbledhje emergjente të Qeverisë për t’i dalë në ndihmë qytetarëve,
3. Vendos për vlerësimin e dëmit,
4. Ofroji qytetarëve ujë e rrymë, shërbime elementare e shkolla, pastaj kompensoje dëmin që kanë pësuar.

Tash je Kryeministër Albin. Njerëzit kanë nevojë për përkrahjen e shtetit.
S’ka filozofi këtu. Duhet veprim emergjent.

Të ngjashme