Uran Ismaili: Partnerët e koalicionit gënjyen se kanë plan qeverisës

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se shkuarja e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit në hotel në Prevallë për të hartuar programin qeveritar, është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës.

Ai tha se ata gënjyen se kishin program qeverisës që para gjashtë muajsh.
Ismaili tha se gjithë këta muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve “partnerët e koalicionit VV-LDK po del se i kanë shpenzuar për pazare dhe për poste e jo për program”.

“Vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh. Kjo tregon se tërë ata muaj negociatash mes partnerëve – nuk ishin shpenzuar fare për program e parime, por për ndarje postesh e privilegjesh. Mungesa e programit dhe buxhetit ka paralizuar institucionet e Kosovës, duke shkaktuar ngecje në çdo sektor. Për fat të keq, përveç kohës që u humb paraprakisht, pasojat e mungesës së planit do të ndjehen nga qytetarët gjatë muajve të ardhshëm”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme