Uran Ismaili: VV-ja interesin partiak e ka mbi atë shtetëror

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas vendimit të Glauk Konjufcës për shkarkimet të disa ambaaadorëve, në veçanti të ambaaadorës Vlora Çitaku.

Postimi plotë i tij:

Vendimet e sotme të Ministrit të Jashtëm, përfshirë ai për shkarkimin e Ambasadores Vlora Citaku, shihet qartë që janë vendime partiake që nuk marrin për bazë kontributin në përfaqësim të shtetit.

Publikimet e lajmeve për shkarkime në Facebook nuk e dëmtojnë vetëm personin e targetuar, por edhe shtetin. Me këto vendime Lëvizja Vetevendosje edhe një herë po deshmon që interesin partiak e ka mbi atë shtetëror. Kosova ka nevojë për një diplomaci strategjike, e jo për qeveri që taktizon në baza të ngushta dhe krejtësisht partiake.

Ambasadorja Çitaku ka bërë punë të shkëlqyer në Uashington dhe OKB, ku ka përfaqësuar Kosovën denjësisht, shpesherë duke turpëruar liderët serbë të cilëve qeveria e re u është dorëzuar pa kushte. Në terma afatshkurtër, mosnjohja e këtij kontributi mund të duket se sjell dobi për partinë, por në realitet dëmton seriozisht Kosovën në planet afatgjate.

Të ngjashme