USAID do ta ndihmojë Auditorin e Përgjithshëm në luftimin e korrupsionit në prokurimin publik

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 14:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e korrupsionit në prokurorimin publik, raporton Ekonomia Online.

Hope, tha se USAID-i po mbështetë Qeverinë e Kosovës në zbatimin e reformave anti-korrupsion dhe përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e prokurimit publik.

Ai shtoi se po punojnë me Zyrën Kombëtare të Auditimit për të ndërtuar kapacitete për zbulimin e mashtrimeve dhe keqpërdorimeve, duke përfshirë krijimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për ndërmarrjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me zbulimin e mashtrimeve dhe keqpërdorimeve.

“USAID-i, përmes aktiviteteve të tij, mbështetë përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve qeveritare të Kosovës dhe agjencive të pavarura për të forcuar llogaridhënien dhe efektivitetin në prokurimin publik me qëllim të përmirësimit të shërbimeve publike dhe rritjes së besimit të qytetarëve, veçanërisht në nivelin komunal”.

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm tha se po veprojnë në parandalimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative.

“… është shumë e rëndësishme marrja e veprimeve të duhura në parandalimin e dukurive negative siç janë mashtrimi dhe korrupsioni, atëherë kur gjatë auditimit vërejmë se ka elemente të tilla”, tha ai.

Ky memorandum përcakton parimet udhëheqëse të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe USAID-it, përmes aktiviteit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë, raporton EO.

 

Të ngjashme