Varhelyi: Heqja e taksës 100% ishte vendim i rëndësishëm, BE-ja do ta përkrah Kosovën

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit nga ku ka siguruar që BE-ja do të jetë gjithmonë në përkrahje të shtetit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi ka thënë se është në interesin strategjik të tyre që ta sjellim Ballkanin Perëndimorë në Bashkimin Evropian.

Ai tha se fokusi i tyre tani është mbështetja afatgjate e zhvillimit ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimorë.

“Është ndër për mua t’i drejtohem këtij kuvendi me rastin vizitës së parë. Në rrethana normale do ta vizitoja Kosovën më herët por për shkak të pandemisë nuk ka qenë e mundut. Dëshiroj të ju siguroj që BE-ja do ta vazhdojë ta mbështes Kosovën në luftën ndaj pandemisë. BE-ja ka ofruar asistence emergjent, BE ka paguar 100 milionë euro asistencë Kosovës në ditët e para të tetorit”.

“Kjo mbështetje tregon se sa po i japim rëndësi vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Është në interesin ton strategjik ta sjellim Ballkanin në BE. Jemi Duke punuar që ta mbështesim në tri fusha. Tani fokusi ynë është mbështetja afatgjate e zhvillimit ekonomik të rajonit të Ballkanit”, tha Varhelyi.

“Këtë javë komisioni e ka krijuar një plan për investim dhe zhvillim ekonomik që ka për qëllim rimëkëmbjen afatgjate ekonomike. Në këtë palën janë 9 milionë euro në grante për financim ekonomike më BE-në. Këto prioritete janë selektuar për shkak se kemi menduar që do të krijojnë rritje më të shpejt ekonomike. Kapacitetet investuese të rajonit duhet të nxiten nga mobilizimi i premisave të garancioneve të Ballkanit Perëndimorë” , tha tutje ai.

Varhelyi, ka thënë se heqja e taksës 100 për qind e cila ishte vendosur ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka qenë një vendim me rëndësi të madhe.

Kështu ai ka thënë gjatë një fjalimi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ku ka shtuar se me këtë vendim Kosova ka mundësuar rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi

“Heqja e taksës 100 për qind ka qenë një vendim i mirë që BE e ka mirëpritur. Kjo ka mundësuar rivendosjen e dialogut dhe BE e mbështetë këtë proces”.

“Komisioni është gati t’i japë të gjitha informatat për shtetet anëtarë të BE-së. Ne duhet të punojmë me secilin shtet të BE-së që t’i bindim se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim vizash”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme