Vendos Qeveria – hiqet ora policore, zgjatet orari për gastronominë dhe lejohet lëvizja pa maska

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 18:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar masat e reja anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të masave të reja do të heqet ora policore, por megjithatë nga ora 00:00 deri në orën 05:00 qytetarët nuk do të mund të grumbullohen.

Gjithashtu do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se do të lejohet edhe lëvizja e pa maska kur qytetaret janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

“Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara”.

“Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”.

Masat do të hyjnë në fuqi nga e hëna, 31 maj.

Të ngjashme