Veseli: Demarkacioni do të votohet sepse është interes strategjik

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 16:13 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë, ka bërë të ditur se në fillim të muajit mars do të mbahen tri seanca.

Sipas Veselit, për të enjten është caktuar vazhdimi i pikave nga seanca e kaluar dhe interpelanca e kryeministrit Haradinaj. Seanca tjetër u caktua të premten, ndërsa seanca solemne për Epopenë e UÇK-së më 5 mars.

“Kemi caktuar tri seanca, do të kemi vazhdim të seancës të enjten dhe do të kemi të premten seancë me 30 pika të rendit të ditës. Ndërsa do të kemi edhe të hënën seancën solemne për Epopenë e UÇK-së”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli ka folur edhe për seancën e cila do të mbahet nesër, seancë kjo e cila të vetmen pikë të ditës e ka ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi .

Ai tha se është i bindur që kjo marrëveshje do të kaloj, duke shtuar se ratifikimi i saj është interes strategjik për vendin.

 

Të ngjashme