Veseli diskuton në terren Planin Kundër Korrupsionit

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër ve dir, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ka mbajtur sonte në mbrëmje një takim me aktivistë të PDK-së në Mitrovicë, me të cilët ka diskutuar për Planin Kundër Korrupsionit.

“Një prej nismave kryesore do të jetë Byroja Anti Korrupsion, që do të ndërtohet bazuar në modele të vendeve të tjera me struktura të veçanta kundër korrupsionit, të cilat kanë korrur shumë suksese”, ka shkruar Veseli në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Brenda 100 ditëve të para si kryeministër do t’i nisi hapat për t’i hartuar ligjet e nevojshme për krijimin e saj. I gjithë procesi do të jetë i mbështetur dhe i monitoruar nga partnerët amerikanë dhe të tjerët, për të siguruar maksimumin e autonomisë dhe efikasitetit”.

“Ne e fituam luftën kundër Serbisë në bashkëpunim me SHBA-në dhe së bashku do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”.

“Ju lutem rekomandoni së paku 3 persona, që mendoni se duhet të njoftohen për këtë iniciativë time në kuadër të Planit Kundër Korrupsionit”.

Të ngjashme