Veseli flet për Triumf Rizën në varrimin e Malsor Dashit

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 18:18 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në ceremoninë e varrimit të policit Malsor Dashi përmendi edhe një polic tjetër të rënë në detyrë.

Veseli shprehu ngushëllimet për familjen e Dashit i cili u gjet në lumin Lepenc ku dyshohet se kishte rënë pas një aksidenti së bashku me kolegun e tij Armend Trena.

“Prindërit duhet të jenë krenar dhe të fortë për djalin e tyre për arsye qe ai ndahet në momentin më të mirë jetsor por lë mbrapa një kujtim i cili është i shkëlqyer.Me të gjithë ndajmë dhembje sot se bahskëu me familje.Malësori do të kaloj në jetën e përtejme, ai i bashkangjitet Triumfit e të rënëve për liri me dinjitet. I perjetshëm qoftë kujtimi për të”, tha Veseli.

Triumf Riza në anën tjetër ishte vrarë nga Arben Berisha në gusht të vitit 2007 dhe për jëtë vepër Berisha u dënua me 35 vjet burgim.

Në anën tjetër, Enver Sekiraqa është i akuzuar se kishte nxitur vrasjen e Rizës dhe për këtë ishte dënuar nga Gjykata Themelore ndërsa pas ankesës Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme