Veseli ia përmend Kurtit qindra punësime të aktivistëve të VV-së në Prishtinë, ai nuk i mohon

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 18:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti, i cili foli për punësime politike në borde të ndërmarrjeve publike e institucione të tjera.

Veseli tha se është e vërtetë që ka pasur nga të gjitha partitë politike. E në këtë pikë tha se hyn edhe Vetëvendosje. Për këtë ai përmendi qindra punësime që janë bërë në Komunën e Prishtinës, dhe ato krejt nga aktivistëve të Vetëvendosjes.

Veseli tha se po punojnë që të hiqen këto praktika, dhe për këtë përmendi një marrëveshje që ka nënshkruar ai me Britaninë e Madhe për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike.

Albin Kurti më pas reagoi, duke mos mohuar faktin e punësimeve të anëtarëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, por tha se ata e kanë shkatërruar mafian e ndërtimit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme