Veseli: Kosova e gatshme t’i kryejë obligimet që ka para vetes

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 14:31 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim drejtorin për Ballkanin Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë, aspiratat integruese dhe çështjet që duhet të adresohen gjatë kësaj periudhe.

Duke e uruar zyrtarin e lartë gjerman për detyrën e re, Veseli falënderoi Gjermaninë për ndihmën saj të pakursyer ndaj Kosovës në shumë drejtime, duke e konsideruar atë si njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë, mbështetje kjo e cila është e nevojshme edhe në të ardhmen.

Veseli tha se Kosova është duke kaluar nëpër një fazë mjaft sfiduese, me çështje që duhet të adresohen sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

“Kosova është e përkushtuar t’i kryejë obligimet që ajo ka para vetes”, ka thënë Veseli.

Veseli dhe Hellbach kanë biseduar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme