Veseli: Kosova s’ka asgjë për të dhënë, deklaratat për territorin po krijojnë pasiguri dhe frikë

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 16:28 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se kjo temë asnjëherë nuk do të jetë diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, raporton Ekonomia Online.

Veseli duke komentuar deklarimet e Presidenti Hashim Thaçi të ditëve të fundit për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën përmes procesit që ai po e quan “korrigjim i kufirit” me Serbinë, shtoi se Kosova është e interesuar për integrim, por asnjëherë duke cenuar sovranitetit e vendit.

“Ndarje të Kosovës nuk do të ketë, nuk do të jetë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Jemi të interesuar për integrim që janë strategjik i yni, por jo për cenim të sovranitetit”.

Veseli, Lider i Partisë Demokratike të Kosovës i pyetur nga EO se “A është ky qëndrim i tij në pajtim me institucionet tjera të Kosovës dhe të partive politike, kur dihet se prekja e kufijve ka qenë gjithmonë “vijë e kuqe” për Kosovën? Dhe sa e a ka biseduar me z. Thaçi, pse kjo ide është shpërfaq pikërisht në këtë moment?”, tha se ky debat është një garë më shumë elektorale, ku po thuhen shumë të pavërtetat e qërohen inate.

Ai ka shtuar se këto deklarime po krijojnë pasiguri dhe frikë tek qytetarët, por ka garantuar se dialogu është perspektivë për vendin.

“Debati është një garë elektorale, ka shumë edhe të pavërteta edhe shumë inate, dhe nuk na konvenon. Po krijon edhe pasiguri edhe frikë e pa qenë, askush nuk duhet të frikësohet nga dialogu, dialogu do të thotë sigurt për gjendurat e ardhme. Kosovën shtetin tonë asnjëherë nuk do ta cenojmë”.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, me të cilin diskutoi për shqetësimet dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejmë të mjedisit për të bërë biznes në vend dhe fuqizimin e sektorit privat.

Presidenti Thaçi ditëve të fundit ka thënë se në një marrëveshje eventuale me Serbinë, bashkimi i Kosovës me Luginën do të ishte përmbyllje e procesit në mënyrën më të mirë.

Madje sipas tij, as ShBA, NATO e as BE nuk do të mund dhe nuk do ta pengojnë këtë kërkesë shekullore të banorëve të kësaj pjese të Serbisë që t’i bashkohen Kosovës.

Por kreu i shtetit asnjëherë nuk ka sqaruar se si mund të ndodh që Lugina të bëhet pjesë e Kosovës në shkëmbim të asnjë kompromisi, edhe pse në opinion kanë qarkulluar lajme se veriun mund t’i jepet Serbisë në këmbim të Luginës.

Të ngjashme