Veseli në 21 vjetorin e rënies së Çekajt: Heronjtë do t’i kujtojmë duke fuqizuar Kosovën

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka kujtuar sot luftëtarin hero Sali Çekaj, në 21 vjetorin e rënies së tij.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se Çekaj ra heroikisht në altarin e lirisë, në luftën frontale, Kosharen e lavdisë, përballë armikut për çlirimin e vendit.

“Heroi Sali Çekaj, pas angazhimit si intelektual, vijoi luftën me tërë qenien e vet, duke u bërë luftëtar dhe dëshmitar i rrënimit të kufirit dhe kontribues i unitetit për çlirim”.

Veseli theksoi do t’i kujtojnë përjetësisht heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, duke ndërtuar, nderuar dhe fuqizuar Republikën e Kosovës.

Të ngjashme