Veseli për Listën Serbe: S’pranojmë të shantazhohemi nga askush, Franca skeptike për vizat

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 12:15 | Nga Medina Mehemti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, tha se koalicioni qeverisës nuk pranon të shantazhohen nga askush, edhe pse tha se janë të gatshëm të shkojë në zgjedhje.

Kështu deklaroi Veseli pas mbledhjes së Kryesisë duke iu përgjigjur gazetarëve lidhur me ofrimin e votave të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

“Karrigia s’na intereson asnjë moment. S’ka kushtëzime dhe s’pranojnë nga asnjë shantazhim nga askush lere me nga Lista Serbe. Askush nuk mund ta shantazhojë askënd. Aq me pak PDK-në. Po ballafaqohemi me sfida dhe vështirësi. Ne mes veti fatkeqësisht nuk mund të merremi vesh”.

Pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, Lista Serbe e cila është në koalicionin qeveritar, ka thënë se do të mbështesë çdo përpjekje për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Kur foli për vizat, Veseli e ka pranuar se shteti i Francës është më skeptiku sa i përket vendimit përfundimtar të heqjes së vizave të kosovarëve.

Ai shtoi se ka siguruar shtetin francez se kosovarët nuk do ta vërshojnë Evropën si Shqipëria, Gjerorgjia pas përfundimit të këtij procesi.

“Franca është një nga vendet që e ka ndihmuar shumë Republika e Kosovës. Ne presim një reflektim pozitiv të Francës në vendimmarrjen për liberalizimin e vizave. Nuk duhet që Kosova të paguajë një çmim për çështjen e refugjatëve. Nuk besoj se duhet të rritet skepticizmi por duhet të rritet reflektimi i shteteve evropiane”.

Kreu i legjislativit ka bërë të ditur se nesër do shkojë në Finlandë dhe më pas edhe në Bruksel për të lobuar për vizat.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Deklarimet për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare

Posted by EkonomiaOnline on Monday, November 12, 2018

Të ngjashme