Veseli takon kryesinë e Degës së Prishtinës

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar kryesinë e Degës së Prishtinës. Në takim është konfirmuar gatishmëria e partisë për zgjedhje të reja.

“Kadri Veseli takoi Kryesinë e Degës së Prishtinës dhe ritheksuan së PDK është më e gatshme së kurrë për zgjedhje dhe se konsolidimi i nëndegëve dhe strukturave të degës së Prishtinës është shpresë për qytetarët. Procesi zgjedhor nëpër të cilin ka kaluar PDK në Prishtinë ashtu sikurse edhe në të gjitha komunat e Kosovës është garanca më e madhe që PDK përfaqëson strukturën me besimin më të madh elektoral dhe kjo na jep edhe më shumë përparësi për zgjedhjet ë ardhshme” thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme