Veseli takon zyrtarët e MCC-së, flasin për krijimin e vendeve të punës

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takur sot ekspertët e ekipit të Zyrës për Sfida të Mijëvjeçarit dhe zëvendës-drejtorin e MCC, Kevin Mitchel.

Kryeparlamentari Veseli përmes profilit të tij në rrjetin social facebook, ka njoftuar se në këtë takim biseduan për mundësinë e krijimit të vendeve të punës.

Ai thotë se përkrahja amerikane për Kosovën është thelbësore.

Postimi i plotë i Veselit:

Fillova sot ditën me diskutimet për krijimin e vendeve të punës me ekspertët e ekipit të Zyrës për Sfida të Mijëvjeçarit dhe zëvendës-drejtorin e MCC Kevin Mitchel.

Përkrahja shumë-milionëshe amerikane për Kosovën është e rëndësisë thelbësore, sidomos për më të varfërit dhe fshatrat.

Millennium Challenge Kosovo Office gjatë katër vjetëve të ardhshme do të jetë bosht i rëndësishëm i krijimit të vendeve të punës në ekonomitë lokale dhe në fshatrat e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme