Vetëvendosje garon në 33 komuna, asnjë femër për kryetare

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 01:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka treguar se ky subjekt politik do të garojë në 33 komuna me lista për këshilltarë komunalë ndërsa në disa prej këtyre komunave nuk do të garojë me kandidat për kryetar.

“Nuk do të garojmë në komunat me shumicë serbe”, tha Kurteshi, pas dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Jemi të bindur se VV si subjekti më i madh politik në vend do të jetë fituese në shumicn e komunave të Kosovës dhe do të ndodh ndryshimi aq i kërkuar nga qytetarët e Kosovës”, tha Kurteshi, raporton Ekonomia Online.

VV nuk ka kandiduar asnjë femër për kryetare komune. “Procesi ka qenë i hapur, të gjithë kanë pasur të dejtë. Fatkeqësisht asnjë femër nuk është përcaktuar të kandidojë për kryetar komune. Kurse sa i përket këshilltarëve komunalë në shumë raste kemi edhe më shumë femra se që është e domosdoshme”, tha ky zyrtar i Vetëvendosjes.

Të ngjashme