Vetëvendosje insiston në nisjen e negociatave për Qeverinë

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 08:08 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar të nisë konsultat me koalicionin e bashkuar rreth LDK-së për krijimin e shumicës parlamentare.

Por në LDK vazhdojnë të refuzojnë mbajtjen e një takimi me krerët e VV-së, duke thënë se po presin dështimin e koalicionit fitues PDK-AAK-Nisma (PAN) për t’i nisur më pas negociatat me Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Si parti fituese, PAN-i ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, si dhe të provojë herën e parë krijimin e Qeverisë.

Zyrtarë të PDK-së kanë thënë se nuk planifikojnë të kenë takime zyrtare për ndërtimin e koalicionit paszgjedhor me asnjë palë para marrjes së mandatit formal për formimin e Qeverisë. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme