Vetëvendosje shpalos në kuvend banerin “Drejtësi për Astritin”

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 10:54 | Nga

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe sot me të filluar seanca e Kuvendit kanë shpalosur banerin “Drejtësi për Astritin”, duke pamundësuar mbajtjen  e seancës, raporton Ekonomia Online.

Vetëvendosje vazhdimisht ka kërkuar që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme,për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit, por që ka dështuar të mbledhë nënshkrimet e duhura.

Ndërsa, dje është dorëzuar në Kuvend peticioni me nënshkrime të qytetarëve me anë të së cilave kërkohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme